Tiranë, sekuestrohen 102 kg kanabis

19/01/2017 00:00

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 102 kg kanabis sativa, si dhe ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Operacioni “The Bridge” është organizuar në Nikël, ku është arrestuar Xh. C., 42 vjeç dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë djali i tij i mitur, B. C., 16 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur A. S., 23 vjeç po nga Nikla.

Ata shisnin kanabis kryesisht në zonën e Kamzës. Rreth orës 16.00 të së mërkurës në afërsi të urës së Tapizës është konstatuar mjeti Benz ku ndodhej 16-vjeçari dhe Fiat Scudo ku ndodheshin Xh. C dhe A. S.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë me kanabis, ku gjatë ndërhyrjes policore A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia ka sekuestruar si provë materiale 102 kg kanabis, 5 aparate celularë, dhe tre automjete.

Top Channel