Rriten temperaturat, lehtësohet qarkullimi

13/01/2017 00:00

Rritja e temperaturave ka lehtësuar qarkullimin në disa prej akseve problematike të ditëve të fundit në vend.

Sipas Ministrisë së Transportit, ka përmirësim në qarkullimin e akseve të Shkodrës, në Dibër e Kukës ku qarkullohet edhe pa zinxhirë.

Në Qafë Mollë – Bizë dhe Vilat Qeveritare – Antenat, qarkullohet ende me zinxhirë. Ministria bën thirrje për kujdes  gjatë lëvizjeve në drejtim të Krrabës e Sarisalltikut.

Në Qarkun e Korçës qarkullohen me zinxhirë akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Ersekë – Leskovik. Ndërsa në qarkun Gjirokatër kalohet me zinxhirë Përmet – Çarshovë.

Temperaturat në nivel vendi janë rritur me 7-8 gradë gjatë 24 orëve të fundit.

Top Channel