PD, Alibeaj: Droga, alternativa e vetme e qeverisë Rama

12/01/2017 00:00

Sekretari për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar këtë të enjte se, karteli qeveritar i drogës vazhdon aktivitetin pa ndërprerje.

“Në 10 ditët e para të këtij vitit, rreth 4 tonë e gjysmë drogë kanë kaluar përmes kufijve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Në Otranto, Torre-Veneri, Napoli, Leçe dhe Brindizi kanë mbërritur rreth 4 tonë drogë, të kapura e të sekuestruara nga policia italiane. Po ashtu, në Igumenicë, Selanik e Kostur janë kapur rreth 500 kg drogë nga policia greke. Afërsisht 4 tonë e gjysmë në 10 ditë, vetëm sasia e kapur”, ka thënë Alibeaj.

Sipas tij, “këto të dhëna tronditëse dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin dhe se Rama e Tahiri i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit e për të kaluar kufijtë”.

“Këto të dhëna dëshmojnë se droga mbetet edhe për këtë vit alternativë e Edi Ramës dhe angazhimi kryesor i Tahirit të tij. Koha ka ardhur për ta larguar këtë të keqe e për të sjellë një qeveri që krijon mundësi për zhvillim e punë të ndershme”, ka thënë Alibeaj.

Top Channel