Policët bashkiake, heronjtë e kryeqytetit

12/01/2017 00:00

Policët bashkiakë janë heronjtë e këtyre ditëve për kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Ata ndodhen në të gjitha kryqëzimet në kryeqytet duke ndihmuar qytetarët.

Qytetarët thotë Veliaj përmes një postimi në Facebook, po marrin ndihmën e nevojshme në rrugë, por edhe në qendrat sociale që presin njerëzit në situatë rruge.

“Në çdo cep të qytetit njerëzit po ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Qendrat Sociale për të kaluar natën, në kryqëzime për të kaluar rrugën. Faleminderit kolegëve të Policisë Bashkiake që pasi e gdhinë natën me emergjencat, po vazhdojnë gjatë ditës në ndihmë të të moshuarve”, shkruan Veliaj.

Top Channel