Policia e Shtetit strehon të pastrehët

09/01/2017 00:00

Për t’u ardhur në ndihmë personave të pastrehë në këto ditë të ftohta dimri, ku termometri shënon disa gradë nën zero, është angazhuar edhe Policia e Shtetit.

Përmes një njoftimi, kjo e fundit thotë se ka ndihmuar 76 persona me statusin e të pastrehut përgjatë ditëve të fundit, mes të cilëve edhe gra e fëmijë.

Në Tiranë Patrullat e Përgjithshme kanë ndihmuar  duke i sistemuar në qendrat sociale rreth 50 qytetare të pastrehë.

Në Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, janë ndihmuar 26 shtetas, të cilët janë sistemuar në ambientet e Komisariateve të  Policisë, ku trajtohen me ushqim e fjetje nga efektivat e këtyre Komisariateve.

Konkretisht, në Shkodër janë 4 shtetas, në Dibër 2 shtetas, në Durrës 6 shtetas, në Elbasan 6 shtetas, në Berat 2 shtetas, në Vlorë Sarandë e Delvinë 6 shtetas.

Top Channel