Masakra në Turqi, mediat lokale: Identifikohet autori

08/01/2017 00:00

Policia turke duket se e ka identifikuar terroristin e dyshuar të ISIS që përgjaku natën e ndërrimit të viteve në Stamboll, duke vrarë 39 persona në klubin e natës “Reina”.

Lajmin e bëjnë të ditur media të ndryshme lokale që theksojnë se bëhet fjalë për një shtetas nga Uzbekistani të quajtur Abdulkadir Masharipov.

Sipas së përditshmes turke “Hurryet” një celulë xhihadistësh uzbeke në Konia të Turqisë, nga ku në 15 dhjetor agresori u nis në drejtim të Stambollit, vazhdon t’i ofrojë mbështetje logjistike Masharipovit në arrati, pseudonimi i të cilit është “Abu Muhammed Horasan”.

E megjithatë autoritetet turke po hezitojnë të konfirmojnë zyrtarisht emrin e vrasësit, për të evituar gabime si në ditët që pasuan masakrën kur identifikuan persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Ndërkaq mbeten ende dyshime mbi praninë e një atentatori të dytë, pas sugjerimeve të disa të pranishmeve në klubin e natës “Reina” dhe imazheve të kamerave të survejimit.

Top Channel