I dehur shoferi i ambulancës, përplasi tre mjete në Tiranë

08/01/2016 00:00

Duhej të shpëtonte jetë njerëzish, por i ka rrezikuar seriozisht ato. Policia e Tiranës ka ndaluar mbrëmjen e së shtunës një shofer ambulance i cili ishte në gjendje të dehur.

Islam Alla 47-vjeç, përplasi me mjetin e tij ambulance tre automjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonën e Kodrës së Diellit në kryqytet.

Fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa persona të lënduar, por me dëme të shumta materiale.

Nga matja në vendngjarje me drager, rezultoi se 47-vjeçari Alla drejtonte ambulancën nën ndikimin e alkoolit në masën 1 mg,l, që është sa dyfishi i kufirit që përcakton arrestimin dhe nisjen e ndjekjes penale.

Forcat e policisë kanë ndaluar, duke bërë arrestimin në kushtet e flagrancës të shoferit të ambulancës, i cili do të ndiqet penalisht për akuzën e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.

Top Channel