Mbrëmjen e së martës, qindra emigrantë pakistanezë, afganë, irakianë dhe nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme janë përleshur në Athinë.

Përleshja filloi në rrugën “Aharnon” dhe zgjati gati një orë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se dhuna ishte ekstreme dhe të gjithë qëllonin kundër të gjithëve me gurë, shkopinj dhe sende të forta. 

Policia mbërriti menjëherë në zonë, por mundi të bëjë vetëm disa ndalime, ndërsa shërbimi i urgjencës deklaroi se një numër emigrantësh të përfshirë në incidente u dërguan në spital me plagë të lehta.

Në zonë u dislokuan forca policie për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Top Channel