Batohet vinçi, godet për vdekje 42-vjeçarin

03/01/2017 00:00

Një person ka humbur jetën në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës si pasoje e një ngjarje aksidentale. 

Pasi një mjet vinç ka kaluar kufirin për të marrë rimorkion e një mjeti tjetër, i cili ishte djegur aksidentalisht në afërsi të doganës greke, teksa po bëhej zhvendosja vinçi është batuar dhe krahu ka goditur një person, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në dalje është paraqitur 42-vjeçari A.D, banues në Bilisht së bashku me kamionin e tij vinç me targë DV2003 A.

Rreth 1 km larg doganës greke, vend në të cilin ishte djegur aksidentalisht një kamion tjetër 42-vjecari ka nisur punën për zhvendosjen e pjesës së mbetur.  Aksidentalisht gjatë kohës së ngarkesës vinçi i tij është rrëzuar dhe për pasojë 42 vjeçari, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Top Channel