Ushqimi “vret” 9-vjeçaren, humbi jetën në spital

02/01/2017 00:00

Një nëntë vjeçare humbi jetën mbrëmjen  e së dielës në rrethana ende të paqarta, në kryeqytet.

Vajza e vogël u paraqit në spital pas dhimbjeve të forta që kishte. Edhe pas ndërhyrjes mjekësore mjekët nuk arritën dot ta shpëtojnë vogëlushen.

Dyshimi i parë bie mbi një helmim ushqimor të vajzës, por gjithçka pritet të dalë nga ekspertiza mjekoligjore. Vajza ishte banore e njësisë administrative Kashar.

Top Channel