Hajdutët e dyqaneve. Në Vlorë marrin mish. Në Peqin “garniturat”

30/12/2016 00:00

Një 39-vjeçar në Vlorë ka vjedhur një automjet, e më pas një sasi mishi, përpara se të arrestohej nga policia. Erjon Janka i ka kryer vjedhjet brenda pak minutash, në dy lagje të qytetit bregdetar.

Prokuroria ka marrë në dorëzim çështjen në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje e kryer më shumë se një herë”.

Ndërsa policia e Peqinit arrestoi një 27-vjeçar, nga fshati Katund i Ri i Elbasanit.

Edor Hasanllari dyshohet se, duke hyrë me forcë në dyqane, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në fshatrat Vashaj dhe Gjocaj. Ai po ashtu dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në  Peqin.

Policia po kërkon për bashkëpuntorët e tjerë.

Top Channel