Gjirokastër, digjet shtëpia, shpëton e moshuara
29/12/2016 00:00
Një e moshuar në fshatin Saraqinisht në Gjirokastër i ka shpëtuar zjarrit që ra në banesën ku jetonte e vetme.
84-vjeçarja O.Dh ka marrë plagë në trup dhe është dërguar për në spitalin Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë shkëndijë flake e dalë nga oxhaku.
Top Channel