Elbasan, digjet makina e babait të agjentit të SHISH

29/12/2016 00:00

Zjarri në automjetin e të atit të agjentit të Shërbimit Informativ Shtetëror në qytetin e Elbasanit dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Nga këqyrja e mjetit tip “Opel Corsa”, i dëmtuar nga flakët në pjesën e përparme, policia dyshon se zjarri është provokuar nga ndonjë lëndë djegëse e llojit benzinë.

Nisur nga dëmtimet e mjetit, policia nuk përjashton mundësinë që t’i jetë vendosur edhe një sasi e vogël eksplozivi. Ky dyshim përforcohet edhe nga banorët e zonës, të cilët janë shprehur se kanë dëgjuar edhe një shpërthim.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në kryqëzimin e Cërrikut, në rrugën “Sulë Papri”, ku makina me targa të Elbasanit ishte e parkuar para banesës së 73-vjeçarit L. L., i ati i agjentit të SHISH.

Automjeti mësohet se përdorej edhe nga agjenti i SHISH, ndërsa policia ka nisur hetimet. Pistat e para janë ato për shkak të detyrës, ndërsa dëshmia e vet agjentit të SHISH pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel