Digjet shtëpia në Sanxhak, fqinjët shpëtojnë fëmijën

27/12/2016 00:00

Një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Sanxhak të Laçit. Fotot dhe pamjet janë dërguar nga dëshmitarët në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel.

Banorët thonë se, zjarrfikësja mbërriti me vonesë në vendngjarje dhe pa ujë.

Një fëmijë 10-vjeçar, i cili ndodhej në shtëpi, është shpëtuar nga fqinjët. Prindërit e tij ishin në punë.

Sipas rrëfimeve të fëmijës, zjarri mund të ketë rënë prej një shkrepseje të ndezur, por në vendngarje ka mbërritur edhe policia, e cila po heton.

Fqinjët kanë nxjerrë edhe disa orendi nga shtëpia që po digjej.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel