Fier, kamioni përplaset me veturën; humb jetën një person

24/12/2016 00:00

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier-Levan.

Burime policore lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 14:55 në vendin e quajtur Pylli i Levanit, kur një kamion tip “Scania” me targë “FR 3956 D” është përplasur me një veturë tip “Volkswagen”.

Sipas burimeve, nga përplasja e fortë ka humbur jetën një pasagjere e veturës, me targë “TR 9479 L”, ndërsa drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.

I lënduari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetasi me inicialet A.Ç, është shoqëruar në komisariatin më të afërt.

Burimet shtojnë më tej se grupi i posaçëm i ngritur për këtë ngjarje po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel