Solidariteti e shpëton Valbona Rizajn nga mjerimi

23/12/2016 00:00

Valbona po bëhet gati për të nisur një jetë të re. Larg udhëtimit të përditshëm në këmbë nga fshati Lumarë në Aranitas.

Larg kasolles ku jetoi për 13 vjet, e në të cilën pas vdekjes së të atit i ra pesha e problemeve familjare. Megjithë nënën e sëmurë dhe vështirësitë ekstreme ekonomike Valbona nuk hoqi dorë nga shkolla dhe librat për të janë të vetmet në valixhen e rrugës që e pret. Në këtë dhomë s’ka asnjë kujtim tjetër për të.

-A ke ndonjë foto që do ta marrësh?
-Jo. S’kam.
– Asnjë foto, diçka me familjarë, me babin, vëllain, mamin.
– Jo, s’kam asgjë. Nuk kam bërë ndonjëherë fotografi.
– Po përse qan?
– Qaj se do iki prej këtej.

Pas transmetimit të kronikës në Top Channel për vajzen e cila ishte kthyer në kryefamiljare, “Fundjava ndryshe” me mbështetjen e biznesmenit Lul Morina i dhuruan familjes Rizaj një shtepi në Ballsh

“Tani Valbona nuk duhet të eci më 14 km në këmbë, e ka shkollën 100 metra larg. Gjithashtu kemi komunikuar dhe me organet kompetente për ndihmën ekonomike për ta marrë aq sa i takon”, tha Arbër Hajdari, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”
Pas hapjes së një mundësie të re Valbona ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i saj.
“Kur të rritem do ndihmoj njerëz në nevojë siç më ndihmuan edhe mua”, thotë Valbona.

Top Channel