PD padit Beqajn për shpërdorim detyre

19/12/2016 00:00

Deputetet e Partisë Demokratike kanë paditur ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shpërdorim detyre për ndryshimin e procedurave të kompanive që marrin pjesë në tendera spitalorë, për të favorizuar një kompani farmaceutike.

“Ekspertët ligjorë përgatitën sot kallëzimin penal për shpërdorim detyre për ministrin Beqaj. Bazuar te një urdhër i ministrit i vitit 2014, për ndërhyrjen e tij në termat e njërit prej tenderave që lidhet me barnat spitalorë. Ministri ka ndërhyrë duke ndryshuar kriteret e përzgjedhjes së kompanive në dy elementë kryesorë: në heqjen e certifikatës së origjinës dhe për autorizimin e prodhuesit. Të dy këto elementë dhe ndërhyrja në mes të procedurave të tenderit, për ne janë tregues të mjaftueshëm që ministri ka shpërdoruar detyrën”, tha Jorida Tabaku.

Deputetja Vokshi i kërkon prokurorisë të hetojë deri në fund, pasi përveç dëmit financiar i është shkaktuar dëm  edhe qytetarëve, pasi sipas saj është cënuar siguria e barnave.

Top Channel