Akuzohet për blasfemi, në gjyq guvernatori jomysliman

13/12/2016 00:00

Skena emocionuese u panë në ditën e parë të procesit gjyqësor për blasfemi kundër guvernatorit të Xhakartës, një i krishterë me prejardhje kineze.

Basuki Tjahaja Purnama, i njohur si Ahok shpërtheu në lot teksa mohoi pretendimet se kishte fyer Islamit. Ai është guvernatori i parë jomyslimani i kryeqytetit të Indonezisë në 50 vjet. Rasti konsiderohet si një test për tolerancën fetare në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

Prokurori tha se Purnama kishte fyer Islamin duke keqpërdorur një varg të Kuranit që sugjeron se myslimanet nuk duhet të udhëhiqen nga jo myslimanët, për të rritur mbështetjet në prag të zgjedhjeve të shkurtit.

Ai mohon të ketë kryer ndonjë shkelje, edhe pse kërkoi ndjesë për komentin. “Jam shumë i trishtuar që akuzohem për fyerje të Islamit pasi kjo do të nënkuptonte që unë të përçmoja edhe prindërit e vëllezërit e mi adoptues, të cilët i dua shumë”.

Nëse shpallet fajtor, guvernatori mund të përballet me një dënim prej 5 vitesh burg. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se autoritetet po vendosin një precedent në të cilin një minoritet Islamik i linjës së ashpër mund të influencojë procesin ligjor.

Top Channel