Një hap larg vdekjes – VIDEO

30/11/2016 00:00

Pamjet e një gruaje që i shpëton për një “fije” vdekjes janë bërë publike nga policia britanike për të ndërgjegjësuar kalimtarët e tjerë që të respektojnë sinjalistikën përkatëse rrugore.

Incidenti, i filmuar nga kamerat e sigurisë në Waterbeach të Cambridgeshire, tregojnë një grua e cila injoron tërësisht dritat e kuqe të semaforit që sinjalizon ardhjen e trenit.

Fatmirësisht reflekset e saja të shpejta i shpëtuan jetën. Ajo dallohet që frenon milimetra larg shinave dhe ecja mbrapsht bëri që të evitonte përplasjen nga treni.

Shoku për të duhet të kenë qenë tepër i madh, pasi dallohet qartë se pasi hapet rruga, ajo qëndron pa lëvizur e më pas vendos që të kthehet.

Top Channel