Rritet norma e interesit, kërkohen më shumë Lekë

24/11/2016 00:00

Pasi arriti pikun më të ulët gjatë verës, çmimi i lekut në treg ka filluar të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë interesat e bonove njëvjeçare arritën në 2.57 për qind, ose gati dy herë më shumë se sa ishin në fillim të muajit korrik.

Rritja e normave të interesit ka prekur edhe instrumentat afatagjata të borxhit. Për obligacionet dyvjeçare interesat janë rritur nga  1.5 për qind që ishin në muajin korrik në 3.35 për qind në ankandin e fundit.

Rritja e normave të interesit është një lajm i mirë për ata që kursejnë, pasi tani mund të fitojnë më shumë. Por në të njëjtën masë, rritja e interesave të bonove njëvjeçare ndikon drejtëpërdrejtë në shtrenjtimin e kredive, duke penalizuar ata që marrin kredi.

Top Channel