Jepini një kockë të shkretit! (Video)

16/11/2016 00:00

Një video e një qeni që mundohet të kapë një kockë të vizatuar në fundin e tasit të tij po bën xhiron e botës.

Silke Caproens, nga Kelpeni i Holandës ka xhiruar qenin e saj duke u përpjekur të kapë kockën e vizatuar në një tas të mbushur me ujë. Pasi nuk arrin, shikon i habitur vizatimin përpara se të provojë sërish.

Kjo video është parë më shumë se dy milionë herë.

Top Channel