Tiranë, makina përplas punonjësin e policisë

13/11/2016 00:00

Një punonjës policie është aksidentuar nga një makinë pasditen e së dielës në Pezë Helmes ndërsa ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Punonjësi i policisë që u identifikua si 42-vjeçari E.K. është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat, Fatos S., drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Top Channel