Lezhë, pranga vrasësit të 28-vjeçares

11/11/2016 00:00

Kapet dhe arrestohet në flagrancë brenda pak orëve personi i dyshuar për vrasjen e shtetases Etleva Ndoka, paraditen e kësaj të premteje në Lezhë.

Pas disa orë hetimesh, agjentët e drejtorisë lokale të policisë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe më pas prangosjen e të dyshuarit, në fshatin Kallmet.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, fillimisht shtetasi Alfred Nikolli i ka vënë re agjentët që po e mbikëqyrnin dhe ka braktisur automjetin në të cilin ndodhej për t’u larguar me vrap.

Por ai është rrethuar dhe është vënë menjëherë në pranga. Burimet shtojnë se materialet hetimore në ngarkim të 31-vjeçarit i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit, e cila ka ngritur akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Ndërkohë, një shtetas tjetër me inicialet V.N është shpallur në kërkim nga blutë e Lezhës nën akuzën e mbështetjes së autorit të krimit.

Top Channel