Tmerr në avion, bashkë me pasagjerët udhëton edhe një gjarpër

07/11/2016 00:00

Imagjinoni se jeni duke udhëtuar në avion dhe diçka nuk shkon mirë. Jo nuk janë turbulencat, por një gjarpër në avion.

Kjo ka qenë situata e tmerrshme për pasagjerët e fluturimit të linjës Aeromexico të nisur nga qyteti Torreon drejt Meksikës, por avioni nuk shkoi në destinacion, pasi piloti bëri ulje të detyruar.

Pasagjerët u mbërthyen nga paniku se mos ndoshta nuk do të ishte vetëm një gjarpër, por disa.

Tani kompania ajrore po bën vlerësimin sesi zvarraniku hyri brenda në avion pasi gjasat janë të pamundura. Megjithatë Aeromexico siguroi se nuk do të ketë incidente të tilla në të ardhmen.

Pasagjerët për disa minuta u ndjenë si protagonistët e filmit me titull “Gjarpërinj në avion” me protagonistë Samuel L. Jackson.

Top Channel