Kapet vjedhësi i bankave, u dënua me 12 vjet burg

05/11/2016 00:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të dënuar me 12 vjet burg për “vjedhje të bankave dhe arkave të kursimit”.

Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi Gjergji Xhaho, 47 vjeç, banues në lagjen “Kastriot” të Fier. Gjykata e Lartë Tiranë me Vendimin e datës 02.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”.

Policia bën të ditur se ky shtetas duke qenë nëndrejtor i një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke falsifikuar dokumentet.

Top Channel