Maqedoni, Ahmeti: Të angazhuar për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

04/11/2016 00:00

Ligjvënës të Parlamentit Evropian po qëndrojnë në Maqedoni, ku janë takuar me drejtues të partive politike dhe me personalitete të tjera të jetës publike.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me eurodeputetin Knut Fleckestein, negociator i ri për zgjidhjen e krizës politike, tha për mediat se partia e tij është e angazhuar seriozisht për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ndërkohë, ai shprehu bindjen se votat e shqiptarëve nuk do të shkojnë për Lidhjen Social Demokrate të opozitës maqedonase.

Top Channel