Shkatërrohen 3 banda në Bari, trafikonin hashash nga Shqipëria

03/11/2016 00:00

Karabinierët e  Barit arrestuan të paktën 20 persona në  një aksion ku u goditën tre grupe kriminale që ndër të tjera trafikonin edhe kanabis nga Shqipëria.

Hetimet e zhvilluara që në vitin 2015, njofton gazeta “La Repubblica”, kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit nga Shqipëria.

Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet njoftojnë se kanë gjetur edhe një arsenal armësh, mes 70 prej tyre ishin dhe mitralozë, pistoleta e  municione.

Top Channel