PD, Boçi: Sistemi i Edi Ramës la në rrugë maturantët ekselentë

02/11/2016 00:00

Partia Demokratike ka deklaruar sërish se sistemi arsimor i Edi Ramës la në rrugë maturantët ekselentë. Luçiano Boçi, në një dalje për mediat tha se ende mijëra kuota në universitetet publike janë bosh.

“Dje ka përfunduar afati i regjistrimeve në universitet. Mijëra kuota janë ende të lira. Askush nuk thotë sot se çfarë do të bëhet me këto kuota. A do të plotësohen apo do të digjen? Nëse do të plotësohen a duhet një tjetër shtyrje afati? Kaosi i shkaktuar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe interesi klientelist vazhdon. Foli për mesatare edhe pse dështimi i reformës në arsim u faktua nga mbetja jashtë dyerve të universiteteve të nxënësve të shkëlqyer. Asnjë nga ata me mesataren nën 6 nuk protestoi, por ishin ata me 9 dhe 10 që ia plasën në fytyrë injorancën dhe paaftësinë e Edi Ramës. Dështimi i tij sot është i qartë për këdo”, tha Boçi.

Top Channel