Ndërkohë që Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë një ndër çiftet më simpatike të Hollywood, ata preferojnë ta mbajnë sa më sekrete lidhjen e tyre, duke dalë shumë rrallë në publik së bashku.

Megjithatë sipas një burimi, çifti i famshëm po mendojnë ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel pasi kanë nisur diskutimet për një martesë si edhe për fëmijë.

“Janë tepër të lumtur me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për E! News duke u shprehur se çifti shkon shumë mirë pavarësisht daljeve të rralla në publik. Aktori dhe modelja kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që në muajin maj 2015 por ata e bënë publike romancën në mars të këtij viti.

Top Channel