Veliaj: Trajnime kundër fatkeqësive natyrore në shkolla

01/11/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar këtë të martë planin për futjen në institucionet shkollore të trajnimeve ndaj tërmeteve dhe dukurive të tjera natyrore që mund të përbëjnë rrezik për jetën e njeriut.

“Nis trajnimi i emergjencave në shkolla. Që qyteti t’u bëjë ballë fatkeqësive duhet të njohim ndihmën e parë dhe të bashkëpunojmë me zjarrfikësit dhe urgjencat”, ka thënë Veliaj në një postim në rrjetet sociale.

Top Channel