Athina: Po shkelen të drejtat e minoritetit

01/11/2016 00:00

Ministria e Jashtme greke ka reaguar sërish në lidhje me prishjen e disa ndërtesave në Himarë, duke përsëritur se “Shqipëria po shkel të drejtat e minoriteteve”.

“Qeveria shqiptare nuk mund të proklamojë gjatë gjithë kohës së respekton të drejtat e minoriteteve në të njëjtën kohë që i shkel ato. Kjo minon rrugën e integrimit për vendin. Provat janë të qartë; si pjesë e planit të zhvillimit të Himarës po prishen vetëm ndërtesat e banorëve që janë me origjinë greke”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Shembja e ndërtesave në Himarë për zbatimin e planit të ri të zhvillimit të qytetit, nxitën më herët reagimin e Athinës, që kërcënoi me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pala shqiptare ka argumentuar se nuk po diskriminon dhe se po zbaton ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Top Channel