Halloweeni i Heidit nuk tremb

01/11/2016 00:00

Heidi Klum organizoi për të 17 vit me radhë festën e saj të Halloween në qytetin e Nju Jorkut, ku dhjetra të famshëm iu përgjigjën pozitivisht ftesës së modeles.

E mes të ftuarave ishte edhe Kelly Bensimon. 48-vjeçarja ish-modele, në vend që të trembë, kishte zgjedhur një kostum të tremburish; ajo ishte shndërruar në një lepurushe.

Ndërkohë, Coco Austin dhe bashkëshorti i saj, Ice-T u shfaqën me uniforma. E para si një gjyqtare transparente, i dyti si i burgosur.

Gabrielle Union ishte me një kostum garash shpejtësie, ndërsa Questlove si një shitës kinemaje.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel