Shkodër, goditet kontrabanda e duhanit; sekuestrohen mbi 5 mijë paketa

27/10/2016 00:00

Agjentët e anti-krimit financiar në Shkodër kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Akciza”, përmes të cilit kanë goditur një segment të kontrabandës së duhanit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 5.146 paketa cigare, 101 pako duhani të grirë dhe 2 mijë llampa, ndërsa janë arrestuar 5 persona dhe njëri është shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë shtetasit: Ndricim Bilani, Ramadan lulaj, Agron Isufaj, Kujtim Guri, F. Qevani, ndërsa 44-vjeçari me inicialet A.M është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambjente që dyshoheshin se përdoreshin nga grupi për të mbajtur mallin janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

107 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës;
101 pako duhani i grirë dhe një makinë grirëse;
4259 paketa cigaresh të markave të ndryshme;
2.000 copë llampa.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së rrethit të Shkodrës për procedimin e mëtejshëm të çështjes.

Top Channel