Gjermani, policia shkatërron celulën çeçene

25/10/2016 00:00

Policia gjermane ka neutralizuar këtë të martë një celulë terroriste çeçene, përmes një operacioni blic të forcave speciale të ekzekutuar në 5 rajone të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një komunikate për shtyp policia rajonale e Turingjisë, në të cilën thuhet se shtetasit rus me etni çeçene nuk kishin arritur ende në nivelin e një rreziku konkret.

Niveli i alarmit për terrorizëm në Gjermani vijon të mbetet i lartë. Më herët gjatë muajit forcat e policisë kryen një operacion të ngjashëm në qytezën Hemntic, në kuadër të të cilit u arrestuan 3 shtetas sirianë, të lidhur me ISIS.

Top Channel