Shkodër, shfrytëzonte për të lypur 40-vjeçarin

25/10/2016 00:00

Një 44-vjeçar është ndaluar nga policia pasi shfrytëzote për të lypur një 40-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku është ndaluar Bardhyl Karamonllari nga Fushë Kruja. Nën presionin psikologjik ai shfrytëzonte A. M, 40 vjeç nga Korça që të lypte në rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë. Karamonllari e dërgont me mjetin e tij Opel dhe të gjitha fitimet i administronte vetë.

Kallëzimi në policinë e Shkodrës është bërë nga vetë lypësi.

Hetimet e policisë vazhdojnë për zbardhjen e plotë të çështjes, dhe nëse ka persona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion për këtë veprimtari kriminale. Mbi 44-vjeçarin rëndon akuza e trafikimit të personave.

Top Channel