Vlorë, ndalohen dy adoleshentë që vodhën një farmaci

19/10/2016 10:00

Policia ka ndaluar dy të rinj, të cilët dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore të një farmacie në Vlorë.

Të ndaluarit janë 17-vjeçari me iniciale E.Gj dhe 16-vjeçari me iniciale B.B., të dy banues në Librazhd.

Para dy ditësh, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur xhiron ditore të një farmacie në pronësi të shtetases K.M., 45 vjeç, në të cilën kanë marrë një sasi parash prej rreth 80 000 lekë.

Top Channel