Mosmarrëveshje biznesi, pronari i fabrikës së vajit mban peng 45-vjeçarin

18/10/2016 00:00

Një 45-vjeçar është mbajtur peng për rreth 6 orë nga pronari i një fabrike vaji, për shkak të disa mosmarrëveshjeve biznesi.

Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ku Bajram Pashaj, 60 vjeç, pronar i një fabrike të përpunimit të vajit ka mbajtur peng në ambientet e fabrikës së tij, P. V., 45 vjeç.

Ky i fundit është shoferi i një firme, ku Pashaj kishte porositur një pajisje për fabrikën e tij, e cila ka qënë dhe burimi i konfliktit. Policia ka mundur të lirojë 6 orë pas pengmarrjes, rreth orës 01.00 të natës 45-vjeçarin.

Pashaj është ndaluar me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë dhe vetëgjyqësisë.

Top Channel