Nishi ka qenë një nga qendrat më të zhvilluara në ish-Jugosllavi dhe aty lidheshin gjithë nyjet e botës. Banorët nuk e fshehin nostalgjinë, ndërsa sot Nishi etiketohet si jugu i trishtë i Serbisë.

Pas forumit të biznesit shqiptaro-serb, Kryeministri Aleksander Vuçiç dhe gjithë qeveria e tij do të vijojnë të qëndrojnë edhe disa ditë për të komunikuar me banorët për rrugët sesi mund të rimëkëmbet kjo zonë.

Dikur në një nga fabrikat e këtij qyteti prodhoheshin pajisje të ndryshme eletronike, ku punësoshehin me mijëra vetë. Aparaturat e dala prej këtij qyteti, kanë qenë të pranishme në shtëpitë e çdo jugosllavi.

Radisa Spaic, është sindikalist që udhëheq punëtorët. Të pakët janë ata që punojnë.Sindikalisti thotë se dikur jo vetëm që kishte punë për punëtorët e këtushëm. Në kohën e lindjes dhe perëndimit, edhe vendet komuniste mund të shihnin televizor, të kishin lavatriçe dhe aparatura të tjera që në disa vende lidheshin me agjitacion propagandë.
 
“Ne kemi shkëmbyer prodhime të ndryshme me vendet lindore dhe përmes nesh ata kanë patur aparatura që kanë qenë në fakt prodhim Perëndimor dhe kemi thyer kufijtë”, thotë ai.

Nishi, një qytet e mbi 300 mijë banorë jeton me shprehjen jugu i trishtë i Serbisë. Nishi është një qendër mjekësore dhe universitare. Qytetarët e këtij vendi përballen me përditshmërinë, nga një rehati e së shkuarës në një të ardhme ekzisteniale.

Në qytet njerëzit kërkojnë punë dhe jetojnë normalisht. Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, do të qëndroj me qeverinë e tij për shtatë ditë për të folur me qytetarët e Nishit. Gjatë këtyre takimeve do të flas edhe me fqinjët shqiptarë.

Kryetari i bashkisë së Nishit, në traditën ballkanase thotë se jemi të mirëpritur, por edhe për pyetje të thjeshta si jetohet në këtë qytet thotë se duhet pyetur Qeverinë.
 
Kolegu Aleksandar Gjorgjevic, është fotoreporter nga Nishi për rajonin. Shkon shpesh në Kosovë dhe Preshevë. Në qendrën e medias interesimi është i madh. Qytetarët nuk dinë shumë për Kosovën pavarësisht se lidhjet Nish-Prishtinë kanë qenë të forta.
 
“Këtu njerëzit nuk dinë asgjë si është atje. Nëse them se jam duke shkuar në Mitrovicë njerëzit më japin lamtumirën dhe mendojnë se atje është luftë. Nuk kanë interesim edhe për shkak të problemeve të tyre”, thotë Aleksandar Gjorgjeviç.

Ky qytet ka ndërthurur shumë histori, një qytet që ka ngecur, por ku lidhen të gjitha nyjet e botës. Në Nish nga lavdia e madhe shpresa për rimëkëmbje nuk mungon. Më mirë ka qenë dikur se tani. Sindikalisti thotë se sikur të ishte kthyer koha mbrapsht, duhej menduar dy herë për ato që kanë ndodhur.

“Në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë përfshirë dhe Slloveninë nuk është e mirë dhe rënia e Jugopsllavisë na ka bërë të gjithëve dëm. Unë do të doja të ishim sërish bashkë”, thotë Radisa Spaiç.
 
Në qytet nuk ekzistojnë guida për bashkëpunim. Vrullin e harreses e marrin problemet.
 
“Edhe Prishtina edhe Nishi janë qytete mund të thuhet moderne. Të rinjtë e Prishtinës dhe të Nishit po të njiheshin do ta kuptonin se bëjnë një jetë të ngjashme”, rrëfen fotoreporteri nga Nishi, Aleksandar Djoredjevic.

Top Channel