Rritja e besimit, Ahmetaj: Shpërblim për sakrificën e reformave

14/10/2016 00:00

Banka e Shqipërisë raportoi rritje me 8.5 përqind të indeksit të besimit në ekonomi dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj e interpretoi këtë si një tjetër lajm i mirë për ekonominë.

“Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që mat besimin e biznesit dhe konsumatorit në ekonomi, u rrit me 8.5 pikë në tremujorin e tretë 2016. Lajmi i mirë është se besimi i biznesit shënoi rritje në të gjithë sektorët e ekonomisë, industri, shërbime, ndërtim dhe tregti, duke reflektuar situatën e përmirësuar reale dhe të perceptuar të biznesit”, shkruan në Facebook ministri Ahmetaj.

Sipas Ahmetajt, ky tregues reflekton situatën e përgjithshme të ekonomisë.

“Ekonomia e vendit vijon çdo ditë të prodhojë lajme të mira, duke konsoliduar trendin e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm e afatgjatë, shpërblimi më i mirë për sakrificën e reformave të vështira dhe besimit të qytetareve shqiptarë”, u shpreh ai.

Top Channel