Gjeniu i letrave Dritero Agolli është nderuar nga Presidenti Thaçi me “Urdhërin e Pavarësisë së Kosovës” për kontributin e madh dhe mbështetjen që i ka UÇK-së.

Por duket se shkrimtari e ka të vështirë ta thërrasë President i Republikës së Kosovës e për këtë ai ka gjetur nje sinonim, Republika e Shqipërisë përtej Drinit.

Sipas shkrimtarit, për shqiptarët kanë ardhur kohë të mira, ashtu siç kërkonin rilindësit në Lidhjen e Prizrenit, por ai shton sërish se ata nuk në programin e tyre nuk kanë pasur që të krijoheshin dy republika. Por Agolli shprehu bindjen se Kosova do të jetë shembull për të gjitha vendet e tjera.

“Unë kam besim të plotë se Republika e Shqipërisë së përtej Drinit, Kosova në një të ardhme të afërt do t’ia kalojë të gjithë vendeve për nga përparimi i saj. Pse? Sepse Kosova ka kuadro në të gjithë fushat. Emigrimi ka bërë edhe mirë, sepse janë rritur kuadro në fushën e mjekësisë, të organizimit të ekonomisë dhe në fushën e kulturës dhe të tokës”, u shpreh shkrimtari i njohur.

E mes batutave, gjeniu i letrave shqipe i ka ndryshuar dhe mbiemrin Presidentit Thaçi duke gjetur rrënjën e vërtetë të mbiemrit të tij.

“Këta ju thonë Hashim Thaçi, unë “H”-në do ta heq, do të të them Taç sepse kështu është. “TH”-ja është mbeturinë e vjetër e fjalëve anglo-saksone. Ne kemi rrjedhur nga Kolonja. Ne i themi “Taçi”. E quajmë Taçi Sipër e Taçi Poshtë”, u shpreh ai.

Top Channel