E keni tepruar me pije dje? Ja se çfarë të hani sot

02/10/2016 00:00

Të gjithë ju që të shtunën e teproni me pijet alkoolike deri në orët e para të ditës tjetër, mund të keni një të dielë pa dhimbje koke. Mjafton që të hani ushqimet e duhura dhe nuk do të jeni të trullosur pasi të zgjoheni.

Niseni mëngjesin me vezë. Ato kanë proteina dhe proteinat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe shpërbëjnë toksinat e alkoolit. Vezët e freskëta furnizojnë trupin shpejt me vitaminë B, niveli i të cilës është ulur nga konsumi i alkoolit.

Nëse vazhdoni të ndiheni shumë të lodhur, hani banane për të rigjeneruar trupin me potas dhe për të ndihmuar muskujt.

Edhe mjalti është alternativë e mirë. Ka antioksidantë dhe fruktozë të përqendruar, që ndihmon në shkarkimin më shpejt të alkoolit nga sistemi juaj.

Të hani shparguj përpara se të dilni mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e dhimbjes së kokës. Shkencëtarët kanë gjetur se shpargujt kanë disa enzima që shpërbëjnë alkoolin. Edhe ditën tjetër pas pirjes, ulin dhimbjen e kokës që shkakton alkooli.

Top Channel