Dita e fundit e raundit të dytë për maturantët

30/09/2016 00:00

Sot është dita e fundit që maturantët mund të aplikojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për 10 programe të shkollave të larta në raundin e dytë.

Të ndarë sipas ditëve kalendarike, gjatë ditës së sotme kanë aplikuar maturantët nga Dibra, Kukësi, Bulqiza, Mati e Tropoja. Deri në mesditë kanë aplikuar mbi 19 mijë  maturantë.

Por të gjithë maturnatët, të cilët për arsye të ndryshme nuk kane mundur të aplikojnë në datat e përcaktuara, do të mund të aplikojnë të shtunën më 1 tetor, pasi sistemi do të jetë i hapur vetëm për këtë qëllim në mënyrë që askush të mos të privohet nga e drejta e aplikimit.

Në raundin e parë, në procesin e aplikimit u përfshinë rreth 27 mijë maturantë për të gjithë sistemin publik dhe jopublik dhe mbi 6000 u shpallën fitues, ndërsa fituesit e raundit të dytë do të shpallen nga universitetet në datën 6 tetor .

Më pas do të jenë sekretaritë e fakulteteve të cilat do të bëjnë regjistrimine fituesve në bazë të mesatares dhe zhvendosjes së vijës ndarëse. Procesi mësimor në shkollat e larta fillon në 20 tetor.

Top Channel