Vlorë, sekuestrohen 215 kg kanabis

28/09/2016 10:00

Policia e Vlorës ka sekuestruar 215 kilogramë kanabis sativa, që po transportohej në një automjet tip BMW X5”.

Drejtuesi i mjetit, kur ka parë se po ndiqej nga policia, ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe, duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të automjetit janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban, me peshë totale prej 215 kilogramë kanabis.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe për arsye hetimi nuk bën të ditur gjeneralitetet e tij. Po punon për  kapjen e tij si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel