Modelingu, fusha ku burrat diskriminohen financiarisht

26/09/2016 00:00

Mund të konsiderohet pa frikë si e vetmja industri, ku të paktën aktivistët për barazi gjinore nuk kanë pse të ankohen për të drejtat e grave. Në industrinë e modës janë vetëm burrat ata që mund të ngrenë zërin për padrejtësi kur vjen puna te fitimet.

Modelet meshkujt paguhen 75 % më pak se një grua. Një menaxhere e kompanisë ku kanë bërë karrierë të famshmet Naomi Campbell dhe Cindy Crawford  ka deklaruar për BBC se pagat e meshkujve janë të padrejta  dhe nga ana tjetër një hendek i tillë financiar nuk fuqizon aspak gruan shprehet Elizabeth Rose.

Sipas saj, një modele femër paguhet mbi 40  mijë paund për të parakaluar në një pasarelë ndërsa një mashkull mesatarisht do të marrë vetëm 10 mijë paund. Situata ka filluar të përmirësohet disi në fushën e marketingut ku për shkak se meshkujt kanë filluar të kujdesen më shumë për veten, natyrisht dhe kërkesat për imazhet e tyre në reklama janë shtuar.

Modelja më  e paguar më botë vitin e kaluar ishte Gisele Bundchen me 44 milionë dollarë sipas Forbes.

Ndërsa për meshkujt shifrat e fundit të dokumentuara pak vite më parë tregojnë se modeli më i paguar ishte Sean o’Pry me 1,5 milionë dollarë.

Top Channel