PS, në fundjavë mblidhet Asambleja Kombëtare

26/09/2016 00:00

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, në mbledhjen e zhvilluar paraditen e kësaj të hëne ka vendosur që të shtunën e ardhshme të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Lajmin e bëjnë të ditur burime brenda grupit të PS, sipas të cilave në të njëjtën mbledhje është vendosur që 6 ligje të paktës së reformës në drejtësi të diskutohen të enjten e 6 tetorit.

Gjithashtu, në mbledhjen e grupit u fol edhe për qëndrimin e mazhorancës lidhur me ligjin e mbetjeve, shtojnë burimet.

Top Channel