Dy të arrestuar në Fier, akuzohen për rryshfet e mashtrim

23/09/2016 00:00

Për të shmangur masën administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore.

estim Mina, 41-vjeçari nga fshati Metoq, i Sarandës është arrestuar nga uniformat blu të Fierit në aksin rrugor Lushnjë-Fier pasi i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara.

41-vjeçari do të gjykohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë që një elektricist paraqitet si Shef i Task-Forcës së Elektrikut duke kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike është arrestuar në flagrancë nga policia.

Ervin Dyle, 31-vjeç nga Fieri ka shkuar në disa banesa në fshatin Kallm dhe ka kërkuar para në këmbim të faturave të energjisë elektrike. Ai u ndalua nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Autogrili” duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet per te dy rastet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Top Channel