Shpresë për ftesë nga BE, raporti në Komisionin e Jashtëm

21/09/2016 00:00

Afrimi i datës së publikimit të progres raportit nga Bashkimi Europian, ka bërë që Komision i Jashtëm Parlamentar, të thërras në një dëgjesë përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, lidhur me informacionet që ata kanë mbi pritshmërie për këtë raport.

“Kemi shpresën se do të përmbaje rekomandim për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Sipas informacioneve tona, por edhe bazuar edhe ne konsideratat e shprehura pikërisht në Këshillin e Stabilizim Asocimit, presim që raporti të përmbaje një vlerësim shumë pozitiv për progresin në përmbushjen e 5 prioriteteve”, u shpreh Odeta Barbullushi.

I vetmi zë kritikë ishte Aldo Bumi, i cili u shpreh skeptik lidhur me përgjigjen pozitive, duke listuar akuzat që nisin që nga trafiku i drogës, klima e rënduar politike, blerja e votave apo dhe klima e paqëndrueshme e biznesit.

“Ju thatë që prisni një raport pozitiv dhe përmendet një sërë çështjesh, siç ishte përparimi në kriteret politike, lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nuk e di a jetojmë në të njëjtin vend dhe do ishte shumë e habitshme nëse raporti do kishte progres pozitiv”, tha Aldo Bumçi.

Por deputetit Eduard Selami siguroi se pavarësisht problemeve te brendshme, opozita nuk do behet pengese në këtë proces.

“Pavarësisht problemeve që ka Shqipëria lidhur me krimi ne organizuar, luftën kundër korrupsionit, gjendjen ku është drejtësia, unë mendoj që ne si opozitë kemi qenë dhe jemi të qartë që ne nuk do të bëhemi pengesë për hapjen e negociatave, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdojmë luftën tonë për përmirësimin e këtyre gjërave”, u shpreh Eduard Selami.

Top Channel