Belgjikë, rasti i parë i “vdekjes së ëmbël” tek një fëmijë

17/09/2016 00:00

Rasti i parë i vdekjes së asistuar është verifikuar në Belgjikë e për rrjedhojë në botë, pasi vendi në fjalë është i vetmi që ka aprovuar ligjin që lejon eutanazinë, në vitin 2014.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja lokale “Het Nieuwsbald”. “Në heshtje dhe në mënyrë të rezervuar, për herë të parë në vendin tonë një fëmijë ka ndërruar jetë në mënyrë të asistuar”, shkruan gazeta.

E përditshmja nuk jep detaje mbi moshën dhe sëmundjen e së miturës, por saktëson vetëm se procesi është realizuar në Fiandre.

Është hera e parë që kërkohet aplikimi i ligjit të vitit 2014, që u lejon prindërve të zgjedhin “vdekjen e ëmbël” për fëmijët e tyre me sëmundje të pashërueshme.

Natyrisht kjo bëhet pas konsultimeve me mjekun përgjegjës, i cili nga ana e tij duhet ta parashtrojë rastin dhe të marrë autorizimin nga Departamenti për kontrollin federal dhe vlerësimin e eutanazisë. Ligji parashikon që edhe fëmija të shprehë një formë konsensusi.

Top Channel