Avioni në Ishëm, hetim në gjendje të lirë për pilotin italian

16/09/2016 00:00

Në mesnatë prokuroria konfirmoi se piloti italian Guido Andrea Guidi do të hetohet në gjendje të lirë. Ai është marrë në pyetje për orë të tëra nga prokurorët e Krimeve të Rënda.

Pas aksidentit me avionin që ngeli në zonën e grykëderdhjes së lumit Ishëm, 69-vjeçari është rikthyer sërish nga prokurorët në vendin e aksidentit ku ka treguar atë që i kishte ndodhur.

Ndërkohë pak minuta para mesnatës u be e ditur se ai do të hetohet në gjendje të lirë, dhe është shoqëruar për të qëndruar në një hotel e më pas do të vijojë procedura e prokurorisë ndaj tij.

Sipas prokurorisë, hetimi ndaj tij për momentin është vetëm për shkelje të rregullave të fluturimit.

Top Channel