“Final Blow”, sekuestrohen 65 kg kanabis; 2 vetë në pranga

10/09/2016 00:00

Forcat e policisë së Lezhës kanë finalizuar këtë të shtunë një operacion antidrogë të koduar “Final Blow”.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në kuadër të operacionit janë sekuestruar 65 kilogramë kanabis sativa dhe janë asgjësuar 50 bimë narkotike të të njëjtit lloj.

Gjithashtu, vijojnë burimet, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, të identifikuar si Elton Pëllumbi dhe Luigj Zefi, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e tyre është gjetur edhe një armë automatike tip Kallashnikov, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Top Channel